|
|
|
|
 |
|
Roli ekologjik i zonave të lagëta për ndalesat gjatë shtegtimit dhe për dimërimin e shpendëve të ujit në pjesën veriore të Adriatikut: linjat drejtuese për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë natyrore bregdetare
Projekti ANSER ka për qëllim, me anë të metodave të reja kërkimore, të identifikojë faktorët e mbivendosjes ekologjike të përbërësve kryesorë mjedisorë dhe antropikë me veprim në zonat e lagëta bregdetare, për të ofruar një model njohjeje në mbështetje të administrimit mjedisor dhe faunistik, me një vëmendje të veçantë mbi zonat e përfshira në rrjetin ‘Natura 2000’. Ky model zbatohet me anë të formimit të roleve të reja teknike e profesionale në sektorin e biomonitorimit sikurse nëpërmjet një integrimi më të madh tekniko-shkencor të institucioneve partnere dhe të subjekteve të tjera me interesa mbi territorin.
|
 |
|
Të reja
|
 |
|
|
|
|
Vendet e projektit
Zonat e lagëta të pjesës veriore të Adriatikut
Të vendosura përgjatë itinerareve kryesore të shtegtimit që tejpërshkojnë Europën, Afrikën dhe Lindjen e Mesme, këto zona mbartin një rol parësor për folezimin, dimërimin dhe ndalesat kalimtare të specieve të shumta të shpendëve.
Nga ky këndvështrim ato përfaqësojnë një pasuri natyrore të papërsëritshme e cila ka pësuar dëme aq të mëdha gjatë shekujve të fundit, saqë, tashmë, përbën një prej habitateve më në rrezik të të gjithë planetit.
|
 |
|
|
 |
|
|
|
|
|
|